
15/04 07:56
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se një foshnje e lindur këtë vit ishte ndër viktimat e sulmit rus në Sumy.
“Raketa goditi mu në zemër të qytetit. Të dielën e Palmave”, tha Volodymyr Zelensky në një fjalim pas sulmeve në Sumy.
Ai tha se në mesin e viktimave nga sulmi rus është edhe një vajzë e vogël që ka “lindur këtë vit”.
Zelensky shtoi se ajo humbi jetën në të dytin nga dy sulmet që “shpërthyen në rrugë”.
Dy fëmijë u vranë në sulmet ruse dhe 15 të tjerë u plagosën.
“Vetëm të çmendurit mund të bëjnë diçka të tillë”, tha Zelensky.
Top Channel