Vrasja e Ilaria Sulës/ Hetimet hedhin poshtë deklaratën e autorit! Gjaku u gjet në çdo dhomë të shtëpisë, për ta pastruar ndërhynë disa persona

12/04/2025 21:43

Mark Samson dyshohet se e vrau Ilaria Sulën me thikë, duke e goditur disa herë dhe njollat e gjakut janë identifikuar nëpër dhomat e shtëpisë.

Disa njolla gjaku janë parë në të muret e korridorit të banesës në via Homs 8 në Romë, në lagjen afrikane ku ndodhi krimi. Kështu thotë raporti i ekspertizës mjeko-ligjore. Sipas hetimit, vrasja ka ndodhur mbrëmjen e 25 marsit dhe jo mëngjesin e datës 26, siç deklaroi autori i dyshuar. Trupi i studentes 22-vjeçare u gjet më vonë natën e 2 prillit në një shpat të malit Guadagnolo, në komunën Capranica Prenestina.

Policia mjeko-ligjore gjeti sasi të madhe gjaku te dushit dhe në lavamanët e tualetit dhe kuzhinës. Gjurmë gjaku janë gjetur edhe te furçat e dyshemesë, te disa doreza apo te doreza e derës së përparme të makinës së Samsonit.

Në 26 mars, Mark Samson bleu produkte pastrimi në një dyqan mallrash shtëpiake dhe detergjentesh dhe këtë e konfirmon një faturë e lëshuar nga dyqani që është afër shtëpisë, raporton TGCOM. Por, pavarëisht pastrimit të vendit të ngjarjes, shenjat e gjakut mbetën në disa vende, ndërkohë që sipas hetuesve, disa persona kanë ndërhyrë për të hequr gjakun.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta