Të kërkuar për vrasje të mbetur në tentativë, policia greke arreston dy shqiptarë të shumëkërkuar në Kakavijë
12/04/2025 12:51
Dy shtetas shqiptarë të shumëkërkuar në Greqi e Belgjikë, kanë rënë në prangat e policisë greke gjatë tentativës për të kaluar kufirin nga Shqipëria për në Greqi.
Bëhet fjalë për një 67-vjeçar shqiptar, ndaj të cilit ishte në pritje një urdhër-arresti nga Oficeri Hetues i Gjykatës së Shkallës së Parë të Pireut për veprën penale të “vrasjes së mbetur në tentativë”, si dhe një 48-vjeçar shqiptar, ndaj të cilit ishte në pritje një urdhër-arresti evropian nga autoritetet belge për veprën e “pengmarrjes nën kërcënim për vrasje” dhe “gjobvënie në bashkëpunim në kërcënimin e armës”.
Të dy u arrestuan gjatë hyrjes në Greqi.
Top Channel