Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, e cilësoi programin e së djathtës “një plan të vërtetë për të ulur taksat dhe kostot e familjeve”.

Qeverisjen e kryeministrit Edi Rama, LaCivita e cilëson dështim dhe fton qytetarët të votojnë PD-në e drejtuar nga Sali Berisha, pasi sikurse tha “ai ka një program të vërtetë për të ulur kostot e familjeve dhe një program konservator njësoj si ai i presidentit Regan dhe Trump”.

“Ne e dimë se 12-vjeçari i Ramës ka qenë një zhgënjim i vërtetë. Një dështim i një udhëheqësi të qëndrueshëm kundër familjeve shqiptare. Por, ne kemi doktor Berishën, një mik të vërtetë të familjeve shqiptare. Ai ka një program të vërtetë për të ulur kostot e familjeve dhe një program konservator njësoj si ai i presidentit Regan dhe Trump. Është një plan i vërtetë për të ulur taksat. Një plan të vërtetë për të rinjtë shqiptarë dhe për të ardhmen. Ky është qëllimi i kësaj fushate. Është ky dallimi mes një udhëheqjeje të qëndrueshme të Berishës dhe të një udhëheqjeje në fshehje të asaj të PS-së. Një fitore për Berishën është një fitore për familjet shqiptare”.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta