“Më parë asnjë person me pushtet nuk është hetuar apo gjykuar”, theksoi kryesocialisti Edi Rama, duke shtuar se Drejtësinë e Re e realizoi PS.

Në çeljen e fushatës së PS, ai tha se barazinë para ligjit populli shqiptar nuk mund ta lërë në dorë të qeverive, por duhet ta mbrojë me forcën e vullnetit të vet.

Ose të vijohet barazia para ligjit me PS, ose të ndodhë e kundërta me kënetën madhështore dhe shitësit e qilimave fluturues, theksoi kryeministri.

Rama: Qysh nga 1912 dhe deri pak vite më parë nuk ka pasur asnjëherë në asnjë individ të veshur me pushtet politik që të jetë hetuar apo gjykuar nga prokurorë apo gjykatës të pavarur  prej qeverisë. Por ama barazinë para ligjit populli shqiptar nuk mund ta lërë në dorë të qeverive, por duhet ta mbrojë me forcën e vullnetit të vet, duke filluar nga 11 maji, ku zgjedhja nuk është mes ca partive, por mes Shqipërisë 2030 në BE dhe Shqipërisë drejt e në gropë përsëri. Me ne ose me kënetën madhështore dhe me shitësat e qilimat fluturës, që kanë edhe ca emra qesharak. Jo bëhet jo nuk behët, jo tërci vërci.

Vetëm Shqipëria 2030 në BE e blindon pa asnjë mundësi prapa kthimi themelin e barazisë para ligjit që PS pati kurajon ta hedhë dhe deri kur ne ta fusim zonjën Shqipëri në sallonin e madh kryesor të Shtëpisë evropiane, vetëm shqiptarët e bashkuar me mua dhe ju këtu mund ta mbrojnë drejtësinë e re nga çdo orvatje destruktive e kënetës.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta