
Gjatë ditëve të fundit, Jozi dhe Loredana kanë pasur debate të vazhdueshme me njëri-tjetrin, ndërkohë që sot shprehën zhgënjimet e tyre.
Loredana u shpreh se Jozi nuk kalon mjaftueshëm kohë me të, madje qëndron më shumë me Rozanën. Por nga ana tjetër, edhe Jozi u ankua për Loredana, se nuk qëndron me të.
Loredana: Janë ditët e fundit dhe dua të kaloj sa më mirë me këtë djalë, por Jozi po kalon më shumë kohë me Rozanën se me mua
Rozana: Ky nuk është problemi im. Ta kam thënë që po luani të dy. E kam thënë që për faktor të lojës po bëheni qesharak
Ledioni: A është arsyeja që ju nuk e konsumoni dot më shumë se sa e keni konsumuar marrëdhënien, që ju ka çuar në këtë paradivorc?
Loredana: Ndikon, por më shumë është problem nga ana e Jozit se sa nga ana ime. Jam ndikuar edhe nga ato që kanë ndodhur me mamin dhe babin. Është vendimi im.
Loredana: Dua të kalojmë kohë të bukur bashkë
Jozi: Kur ti fle gjumë deri në 2?
Loredana: Ti nuk kupton nga gabimet
Jozi: Këto ditë jam zhgënjyer, pse ka ndryshuar këto ditët e fundit
Loredana: Je duke më acaruar
Jozi: Në kokën time nuk më kanë ardhur ato ide! Unë nuk jam dhe as nuk kam lënë gjë jashtë. Unë jam ai që kërkoj nga ti, ti jo
Loredana: Që në fillim të kam vënë në dijeni të gjërave të mia jashtë! Si tani, në fund fare kujtohesh që kam një status
Jozi: Unë dua të zgjohemi në mëngjes, të hamë mëngjes
Loredana: Unë dua kohën time të bëhem gati, ti nuk e kupton këtë
Top Channel