
Partnerja shumëvjeçare e Mick Jagger, Melanie Hamrick, ka konfirmuar për herë të parë se të dy janë fejuar.
Ish-balerina 37-vjeçare zbuloi në një intervistë të fundit për revistën Paris Match se këngëtari 81-vjeçar i Rolling Stones i propozoi asaj “dy ose tre vjet më parë”.
Megjithatë, ajo sqaroi se nuk po nguten të ngjisin shkallët e kishës. “Ndoshta një ditë do të martohemi, ndoshta jo”. “Ne jemi kaq të lumtur me jetën që kemi tani, saqë do të kisha frikë se mos ndryshonte ndonjë gjë ”, tha ajo për revistën.
Mick Jagger, 81, engaged to longtime partner Melanie Hamrick, 37: Why marriage is just a ‘maybe’ https://t.co/gyH0A5SXyB pic.twitter.com/T53wx7BLEk
— Page Six (@PageSix) April 11, 2025
Çifti, me një diferencë moshe prej gati 44 vitesh, u njohën në vitin 2014 në Japoni, kur Jagger ishte atje në turne me grupin e tij, ndërsa Hamrick po udhëtonte me Teatrin e Baletit Amerikan. Në vitin 2016, ata patën një djalë, Deveraux, fëmija i tetë i muzikantit fitues të Grammy.
Thashethemet e para të fejesës qarkulluan në vitin 2023, kur Hamrick u pa me një unazë diamanti, por ajo vetë kishte shmangur përgjigjen qartë në atë kohë.
Jagger, një anëtar i Rock and Roll Hall of Fame, ishte i martuar me Bianca Jagger nga viti 1971 deri në 1978, me të cilën pati një vajzë, Jade. Ai gjithashtu ka fëmijë nga marrëdhëniet e mëparshme me Marianne Faithfull, Jerry Hall dhe L’Wren Scott.
Top Channel