
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka njoftuar se ushtria izraelite do të zgjeronte ofensivën e saj në pjesën më të madhe të Rripit të Gazës, pas përfundimit të kontrollit mbi një “zonë sigurie” në jug të territorit.
Katz tha se ushtria kishte arritur të merrte nën kontroll një korridor strategjik mes qyteteve Rafah dhe Khan Younis, duke e ndarë këtë pjesë të Gazës në dy zona të kontrolluara.
Ushtria izraelite ka lëshuar urdhra për evakuim të menjëhershëm për banorët e Khan Younis dhe zonave përreth, duke përgatitur sulme të tjera në përgjigje të lëshimit të predhave nga Gaza, të cilat Hamas i ka marrë përsipër.
Për më tepër, Katz paralajmëroi se aktiviteti i ushtrisë izraelite do të zgjerohen edhe në pjesë të tjera të Gazës, duke kërkuar që banorët të largohen nga zonat e luftimit.
Për këtë ofensivë të vazhdueshme, zyrtarët izraelitë kanë thënë se synohet shtypja e Hamasit dhe lirimi i pengjeve që mbahen në Gaza.
Në një reagim të shpejtë, Hamasi ka akuzuar Izraelin për shkelje të të drejtave të njeriut, duke theksuar se ofensiva shkakton vdekjen e civilëve të pafajshëm dhe rrezikon jetën e pengjeve të mbajtur nga grupi militant.
Top Channel