Dita e anestezisë, konferenca e shoqatës shqiptare të anestezisë dhe reanimatorëve
12/04/2025 15:17
Mjekët më të mirë të anesteziologjisë dhe reanimacionit nga Shqipëria dhe rajoni u mblodhën në Shkodër për të ndarë dije, përvojë dhe vizion për të ardhmen e një prej degëve më të rëndësishme të mjekësisë moderne.
Nën kujdesin e Shoqatës Shqiptare të Anesteziologëve dhe Reanimatorëve (ASAI), Dita e Anestezisë u kthye në një platformë shkëmbimi profesional dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.
Edhe pse, në krahasim me specialitetet e tjera, anestezia është një hap përpara, ajo vazhdon të përballet me sfidat e veta.
Gjatë konferencës, u nderuan me çmime për kontributin e dhënë për më shumë se 30 vite në këtë fushë dy mjekët: Adriatik Kozeli dhe Luigj Rakaj.
Top Channel