
SHBA njoftoi se shkarkimin e komandantit të bazës hapësinore Pituffik në Groenlandë, me argumentin e një “humbjeje të besimit në aftësinë e saj për të udhëhequr”.
Ky vendim vjen pas vizitës kontroverse të Zëvendës Presidentit JD Vance në ishullin gjysmëautonom muajin e kaluar.
“Veprimet për të minuar zinxhirin komandues ose për të përmbysur axhendën e Presidentit Trump nuk do të tolerohen në Departamentin e Mbrojtjes”, shkroi zëdhënësi i Shefit të Pentagonit Sean Parnell në një deklaratë të postuar në X të enjten duke njoftuar largimin e Susannah Meyers.
Pas vizitës së Vance në ishull në fund të marsit, Military.com raportoi se Meyers dërgoi një email në bazën hapësinore duke kritikuar JD Vance.
“Unë nuk supozoj të kuptoj politikën aktuale, por ajo që di është se shqetësimet e administratës amerikane të diskutuara nga Zëvendëspresidenti Vance të premten nuk reflektojnë bazën hapësinore Pituffik”, ishte emaili i tij, sipas Military.com.
Top Channel