
Një blogere braziliane e “pagoi” shtrenjtë fotografimin me bikini në temperaturat -10 gradë Celsius në Spanjë, pasi përfundoi në spital.
Siç ka treguar 24-vjeçarja Ravina Hanili, ekspozimi i gjatë në të ftohtë i ka shkaktuar ngrirje në të pasmet e saj.
“Vithet mu mpinë plotësisht dhe nuk munda as të ulesha”, tha ajo për atë që ndodhi në Sierra Nevada në Spanjë.
E reja braziliane ia atribuoi aventurën e saj faktit se donte të bënte diçka të veçantë, diçka ndryshe. “Megjithatë, m’u desh shumë kohë për t’u përshtatur me mjedisin, dritën dhe për të marrë pozat e duhura.”
Duke përshkruar atë që ndodhi, ajo tha: “Fillova të humbisja ndjenjat në të pasmet”.
Siç deklaroi 24-vjeçarja, mjekët e saj i shpjeguan se ekspozimi i zgjatur ndaj të ftohtit mund të shkaktojë hipotermi fokale, veçanërisht në zonat e trupit me qarkullim të dobët të gjakut, ndërsa në raste ekstreme mund të vdesë edhe lëkura.
Pas aventurës së saj, ajo thotë: “Ne emocionohemi për idetë tona dhe nuk e kuptojmë rrezikun. Dukej fantastike, por ishte shumë e rrezikshme.”
Top Channel