
Tallulah Willis, vajza e Demi Moore dhe Bruce Willis, zakonisht nuk flet për martesën e nënës së saj me Ashton Kutcher, e cila përfundoi më shumë se një dekadë më parë, por ajo bëri një përjashtim në një bisedë të hapur nga Gwyneth Paltrow në Instagram për familjen e saj me bashkëshortin e saj aktual, Brad Falchuk.
Tallulah ka shkruar në komente: “Kam shumë për të thënë për këtë.” Sidomos për mënyrën se si të trajtoni një ish-njerkë. Kur dikush tjetër e pyeti nëse i referohej nënës së saj dhe Ashton Kutcher, ajo u përgjigj: “Ndoshta ky duhet të jetë një mesazh privat, lol, por unë kam përvojë personale me këtë.”
Kujtojmë se Demi Moore u martua me Ashton Kutcher në vitin 2005, tre vjet pas ndarjes së saj nga Bruce Willis. Martesa e tyre zgjati gjashtë vjet, deri në vitin 2011. Divorci u finalizua në nëntor 2013 dhe Kutcher tani është i martuar me aktoren Mila Kunis, me të cilën ka dy fëmijë.
Në një intervistë të mëparshme, Tallulah foli për mënyrën sesi martesa e nënës së saj me Kutcher kishte ndikuar tek ajo: “Ishte viti 2003 kur nëna ime sapo kishte filluar të dilte me të. Shumë gjëra po ndodhnin atëherë dhe unë isha e mbyllur në vetvete. Dhe kjo më kishte nxjerrë jashtë kontrollit. Ishte vërtet e vështirë.”
Në një intervistë tjetër, ajo tha se në atë kohë ndjente se nëna e saj e kishte “harruar”: ” E di që ajo më do absolutisht”. Por kur ndihesh e lënduar, nuk mund ta imagjinosh që dikush që të do mund të të bënte diçka të tillë dhe se do të zgjidhte dikë tjetër mbi ty.”
Top Channel