“Do ulem me opozitën”, Albin Kurti flet në shesh pas daljes së rezultateve paraprake: Kosovës sot i mungon Kuvendi, pakica nuk vjen në punë Ndërsa kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndodhet në burg, fëmijët e tij po marrin pjesë në nisjen e fushatës së organizuar nga Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
Bora, Era dhe Besar Meta janë pozicionuar në pjesën e karrigeve përreth podiumit, ku pritet të mbajë fjalën kreu i PD, Sali Berisha.
Meta kandidon për deputet në listën e hapur të qarkut Tiranë.
Meta dërgoi edhe një mesazh nga burgu në nisje të fushatës zgjedhore, të cilën e quan ‘fillimi i betejës finale për çlirimin e çdo shqiptari’.
“Sonte starton fushata fitimtare që do të kurorëzohet më 11 Maj me Fitoren Madhështore të Lirisë kundër Narkoregjimit të dorëzuar në duart e krimit dhe korrupsionit”, shkruan Meta duke ftuar qytetarët të jenë pjesë e mitingut që zhvillohet sonte në sheshin “Nënë Tereza”, ku vetë nuk mund të jetë i pranishëm.
Top Channel