Familjet në ankth kërkojnë ndihmën e policisë, largohen nga banesa një 16-vjeçar dhe një 20-vjeçare, në kërkim edhe një grua

11/04/2025 12:25

Policia e Tiranës ka nisur punën për lokalizmin e disa personave që janë shpallur të humbur nga familjarët.

Konkretisht kanë kallëzuar shtetaset:

-A. G., 45 vjeçe, se më datë 07.04.2025, është larguar nga banesa e tyre në Lushnjë, djali i saj, 16 vjeç. Po bashkëpunohet me Komisariatin e Policisë Lushnjë, për të gjetur shtetasin e mitur;

-M. A., 40 vjeçe, se më datë 07.04.2025, është larguar nga banesa, vajza e saj, shtetasja M. A., 20 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj;

-N. Z., 55 vjeçe, se gjatë natës është larguar nga banesa, motra e saj, shtetasja N. H., 46 vjeçe.

Ndërkohë mesditën e djeshme, ka njoftuar shtetasja B. K., 44 vjeçe, se ishin larguar pa komunikuar me familjarët, djali i saj 13 vjeç, së bashku me shokun e tij, bashkëmoshatar.

Si rezultat i kërkimeve të pandërprera të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, të miturit janë gjetur në Durrës dhe iu janë dorëzuar familjarëve, në gjendje të mirë shëndetësore.

Ata kanë deklaruar se janë larguar, me dëshirën e tyre.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta