Anija e Marinës Libra u nis mëngjesin e sotëm nga Brindisi me 40 emigrantë në bord, të cilët ishin destinuar për në Gjadër në qendrën e paraburgimit dhe riatdhesimit në Shqipëri të ngritur nga qeveria italiane.

Bëhet fjalë për shtetas të kombësive të ndryshme, të mbërritur në CPR të Brindizit, në Restinco, ditët e fundit dhe për të cilët qeveria italiane ka rregulluar transferimin në objektin në Shqipëri.

Vendimi erdhi pas miratimit të dekretit të 28 marsit, i cili lejon transferimin jo vetëm të azilkërkuesve të përgjuar në det, por edhe të migrantëve të parregullt, të cilëve komisioneri i policisë u ka dorëzuar dekretin e dëbimit dhe një gjyqtar ka vërtetuar qëndrimin e tyre në një CPR.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta