Zgjedhjet e 11 majit, Qori: Unë nuk premtoj vende pune, por shoqëri më të mirë! Bashkëpunëtorëve të mi…

10/04/2025 22:27

Teksa jemi në prag të çeljes së fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, kreu i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Top Story”, në Top Channel.

Ai foli për bindjet politike, duke thënë se askujt nuk i premton vend pune, por u premton krijimin e një shoqërie më të mirë.

Qori komentoi zgjedhjet lokale të 2021, ku tha se rezultati ishte i mirë.

E kam nisur aktivizmin që në vitin 2011. Krahasuar me 14 vite më parë kam më shumë thinja, reflektoj më shumë dhe kam më shumë besim tek proceset elektorale.

Unë marr më shumë merita seç duhet, sepse politika fokusohet te fytyra e udhëheqësit. Makina mund t’i prishet kujtdo. nuk jam për para. Do ku çudisja t’ju thoja që më tepron rroga e pedagogut. Kam gjetur mirëkuptimin me time shoqe. Jemi rritur bashkë dhe kemi kontribuar në formimin e karaktereve tona. Rezultati i 2023 ka qenë shumë i mirë. Vura re sa dola nga selia jonë, njerëzit po na përqafonin.

Ne dallohemi nga kafsha pasi kemi nevojë për virtyte. Unë bashkëpunëtorëve të mi nuk u kam thënë asnjëherë ‘ejani me mua se do ju jap këtë’. Askujt nuk i premtoj vend pune, por u premtoj që do krijojmë një shoqëri më të mirë.  

Ne kem i marrë pjesë vetëm në një palë zgjedhje. Kemi kapacitetin për të pasur një rezultat më të mirë. Unë nuk u them qytetarëve ‘hajdeni me mua se drejtësia do të vendoset pas 100 vitesh’”, tha ai.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta