
Numri i të vdekurve nga shembja e çatisë së një klubi në Santo Domingo është rritur në 218, sipas të dhënave të fundit të autoriteteve, ndërsa shpëtimtarët kanë humbur çdo shpresë për të gjetur të mbijetuar në rrënoja.
Ekipet e shpëtimit aktualisht janë duke u fokusuar kryesisht në gjetjen e trupave. Që prej ditës së martë askush nuk është gjetur i gjallë nën rrënoja.
🚨 CENAS FORTES | Vítimas ficam soterradas sob os escombros após desabamento brutal da laje.
O número de mortos após o desabamento do teto da boate Jet Set subiu para 113. Uma tragédia que mergulha o país em dor profunda.#JetSet #RepublicaDominicana https://t.co/zaHDy7dOgU pic.twitter.com/aELDaNoVZP
— Dennys Deeh (@DennysDeeh_) April 9, 2025
“Fatkeqësisht janë 218 të vdekur, bazuar në të dhënat paraprake”, tha drejtori i Qendrës së Operacioneve Emergjente, Juan Manuel Mendes.
🚨 TRISTEZA | Já são 79 as vítimas fatais após o colapso do teto de uma boate em Santo Domingo, na República Dominicana.
Imagens mostram a chegada da cantora Rubby Pérez ao local antes da tragédia.#JetSetClubRD #RubbyPérez https://t.co/pTVirYnSnv pic.twitter.com/h452Oz9PDz
— Dennys Deeh (@DennysDeeh_) April 9, 2025
Dhjetëra njerëz janë grumbulluar rreth klubit, në spitale dhe morg, në pritje të informacioneve për të afërmit dhe miqtë e tyre të zhdukur. Disa mbajnë foto, të tjerët thjesht qajnë.
Top Channel