Tregu i aksioneve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të bien në ditën e tretë.

Megjithëse presidenti amerikan Donald Trump ndaloi shumicën e tarifave të tij ‘reciproke’, taksat e tjera masive të tij të importit tashmë kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Dow (indeksi i tregut të aksioneve i bazuar në çmimet aktuale) pasi u rrit me gati 3,000 pikë të mërkurën, ra me më shumë se 900 pikë, ose 2.25%, të enjten në mëngjes. S&P 500 ra 2.6% dhe Nasdaq Composite ra 3.1%. S&P 500 po vjen nga dita e tij më e mirë që nga viti 2008, dhe Nasdaq të mërkurën postoi fitimet e dyta më të mira ditore në histori.

Tregtarët u gëzuan që Trump anuloi përkohësisht të ashtuquajturat tarifa reciproke, të cilat nuk janë realisht reciproke, për 90 ditë. Këto tarifa vendosën taksa të mëdha midis 11% dhe 50% në dhjetëra vende.

Kontratat e së ardhmes së aksioneve të enjten gjithashtu iu përgjigjën disi pozitivisht njoftimit të Bashkimit Evropian se do të ndalonte përkohësisht tarifat hakmarrëse ndaj Shteteve të Bashkuara me shpresën e një marrëveshjeje tregtare të negociuar pas kthesës së Trump. Trump dhe Sekretari i Thesarit Scott Bessent thanë se më shumë se 70 vende ishin rreshtuar për të negociuar marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara për të dalë nga tarifat dhe administrata Trump dëshironte të siguronte kohë për të arritur marrëveshje.

Megjithatë realiteti mbetet i zymtë: Ekonomistët thonë se dëmi ekonomik është bërë, dhe shumë parashikojnë një recesion të SHBA-së dhe atë global. Stoqet janë ende shumë më poshtë se ku ishin përpara se Trump të zbulonte tarifat e tij të “Ditës së Çlirimit” javën e kaluar dhe ato humbje të mëdha në bursë, tarifat ekzistuese dhe shkalla e lartë e pasigurisë rreth politikës tregtare amerikane janë të mjaftueshme për të fundosur ekonominë, thonë ata.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta