Skandal në Greqi, prifti dënohet për përdhunimin e një vajze të vogël prej shtatë vitesh

10/04/2025 07:58

U desh një dekadë për t’i dhënë fund kalvarit të një të miture, e cila u ankua se për një periudhë shtatëvjeçare, kur ishte vetëm shtatë vjeç, ishte viktimë e abuzimit seksual nga prifti i fshatit të saj.

Prifti 72-vjeçar është dënuar nga Gjykata e Janinës për përdhunim dhe joshje të një të miture me nëntë vite burg.

Sipas mediave greke, çështja ka mbërritur në organet e prokurorisë pas një denoncimi të dajës së fëmijës, në vitin 2015, kur vogëlushja kishte mbushur 14 vjeç. Më herët, kumbari i fëmijës kishte vënë re se diçka e çuditshme po ndodhte me priftin, i cili hynte e dilte shpesh në shtëpinë e familjes që jetonte në një fshat të vogël të Artës.

E mitura ka treguar se çfarë ka vuajtur gjatë gjithë këtyre viteve, nga viti 2008 deri në 2015, nga prifti i fshatit, i cili ka përfituar nga pozita e pambrojtur e familjes dhe ka sjellë ushqime në shtëpi, por me qëllim shfrytëzimin seksual të të miturës, siç thuhet në gjykatë.

Sipas asaj që u raportua në seancën në Gjykatën Penale, prifti ka izoluar dhe dhunuar të miturën, qoftë në shtëpinë e saj, qoftë në një zonë pranë lumit të fshatit, madje edhe brenda një kishe që ka qenë e hapur vetëm në periudha të caktuara.

Prifti 72-vjeçar nga ana e tij mohoi akuzat, duke folur për një komplot kundër tij dhe se ai është vënë në shënjestër. Megjithatë, ai nuk ka mundur të shpjegojë se cili mund të ketë qenë motivi i personave që e denoncuan.

 

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta