Katër persona janë arrestuar në Vlorë, si pasoj e ushtrimit të prostitucionit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Sipas asaj që raporton policia, ekzekutuar 4 masa sigurie: masa “Arrest në burg” për autorin e shitjes së lëndëve narkotike dhe masa “Arrest në shtëpi”, për 3 shtetaset e përfshira në veprimtarinë e paligjshme të prostitucionit.

Masa e sigurisë “Arrest në burg”, është caktuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për shtetasin A. T., 39 vjeç, i arrestuar më herët në kuadër të operacionit “Tabacchino”, pasi dyshohej si bashkëpunëtor në shitjen e lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, në dy subjekte tregtare në Vlorë;

Ndërkohë J. B., 40 vjeçe, O. A., 27 vjeçe dhe E. H., 28 vjeçe, të treja banuese në Vlorë, i është caktuar masa e arrestit të shtëpisë.

Nga hetimet e kryera dhe bazuar në provat e siguruara (përfshirë pamje filmike), dyshohet se shtetasi A. T. u siguronte këtyre 3 shtetaseve dhe klientëve të tyre, lëndë narkotike, kryesisht kokainë. Ndërkohë, shtetaset J. B. dhe O. A., përveçse ushtronin prostitucion, shfrytëzonin edhe shtetasen E. H., për këtë veprimtari të paligjshme.

Strukturat hetimore vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë shfrytëzuar për prostitucion, si dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta