Nuk “zë mend” 34-vjeçari në Vlorë, arrestohet sërish për armëmbajtje pa leje

10/04/2025 09:47

Një 34-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi i është gjetur në banesën e tij një armë zjarri pa leje.

Në atë që njofton policia, i arrestuari është Brikel Alikaj, në shtëpinë e të cilit i janë gjetur një armë zjarri pistoletë, me një krehër me fishekë, dhe fishekë për armë zjarri kallashnikov, të cilat iu sekuestruan në bazë të provës materiale.

Arma e zjarrit do të dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertizë, me qëllim zbardhjen nëse është përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë

34-vjeçari u arrestua dhe në 2023, po sërish për armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim të forcave të policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta