
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me të rinjtë e qytetit të Durrësit.
Ai tha se PS synon 1 milion vota në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit. Sakaq nuk munguan as sulmet ndaj opozitës, ku tha “ne nuk i kemi as përballë, i kemi mbrapa”.
Ndër të tjera kreu i qeverisë u bëri thirrje të rinjve të votojnë për të marrë pasaportën e BE.
“Llogarinë do e bëjnë shqiptarët më 11 maj, ashtu siç duhet. Ndaj ne duhet të synojmë jo 800 mijë, por n1 milion vota. Ai duhet të jetë limiti që ne duhet të synojmë. Duhet të dalim nga 11 maji me më shumë se 900 mijë vota. Është e lehtë ta thuash por e vështirë ta bësh. Ne duhet të synojmë të marrim mandatin e nëntë të deputetit në Durrës. Vëni çmosh që bashkëmoshatarët tuaj të vijnë të votojnë dhe të marrin pasaportën. Realisht nuk ia vlen të diskutojmë… nuk i kemi as përballë, i kemi mbrapa. Na gjurmojnë më britma dhe gërhima. Kam bindjen që ata maksimumi e mundshëm e morën në 2021 dhe nuk do arrijnë më shumë se ai rezultat. Ndërsa ne nuk e kemi marrë ende maksimumin.
Uroj që siç ka ndodhur në të shkuarën, edhe në zgjedhjet që vijnë, Durrësi të jetë një shembull domethënës i fitores.”, tha ai.
Top Channel