
Ekskluzive/ Shqipëria bllokadë Colturit! Presidenti i federatës së skive: Do shohim interesat tona, pa ne nuk do ishte kjo që është
17/04 20:05
Një gjest i turpshëm ka ndodhur gjatë ndarjes së medaljeve në kKampionatin europian të Mundjes që u zhvillua në Bratislavë të Sllovakisë.
Presidenti i Federatës Ruse të Mundjes dhe Zv/Presidenti i Federatës Botërore të Mundjes, Mikhail Mamiashvili, në momentin e dorëzimit të medaljes së Artë për Chermen Valiev, si Kampion Europe për Shqipërinë, ka bërë një gjest skandaloz, duke ushtruar forcë teksa i vendoste në qafë medaljen dhe më pas duke e shtyrë me duar.
Gjatë këtij momenti është dëgjuar edhe fjala ‘tradhtar’ për Chermen Valiev, që ka zgjedhur të garojë për Shqipërinë.
Top Channel