“Dy muaj në burg pa gjyq e pa akuzë”, Veliaj reagon nga qelia: Nuk po del asnjë që e kam korruptuar

10/04/2025 14:03

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke deklaruar se sot bëhen dy muaj nga burgimi i tij.

Ai thotë se është burgosur pa gjyq dhe pa akuzë prej një anonimi që nuk ekziston. “Meqë më janë ndaluar opinionet mbi këtë proces grotesk, atyre që i janë gjendur familjes sime, iu them nga zemra “Faleminderit”!”, shprehet Veliaj.

Reagimi i plotë:

Të dashur miq,

Sot mbushen 2 muaj nga burgimi im pa gjyq – larg familjes, gruas, djalit të vogël dhe nënës. Por, edhe larg punës në bashki e fushatës, dy pasioneve të jetës sime.

Doja vetëm t’ju falenderoja për mirësinë e mbështetjen ndaj Kait dhe Ajolës, si dhe dy nënave tona – 3 gra pa burrat e tyre, por me kurajo e dinjitet falë jush që u jeni gjendur pranë!

Jam ende pa akuzë prej një anonimi që nuk ekziston. S’ka dalë askush që të kem korruptuar. Ende askush që të më ketë korruptuar. Kush më njeh e di që në çdo ditë të punës time kam ndihmuar këdo, kudo e kurdo me ndershmëri.

Ndaj, meqë më janë ndaluar opinionet mbi këtë proces grotesk, atyre që i janë gjendur familjes sime, iu them nga zemra “Faleminderit”! Nuk do t’ua harroj kurrë! Bekime dhe mall për ju të gjithë.

EV

 

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta