
Vijon përplasja online mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Lulzim Basha.
Ndërsa Basha kërkon që kryeministri të dalë në debat me kreun e Partisë Demnokratike, Sali Berishën, Rama i është kundërpërgjigjur se ai nuk mund t’i përmendë as emrin këtij të fundit.
“Pse më thua mua, pyete vetë atë, pse nuk e pyet vetë, si është kjo punë, ca është kjo frikë e madhe o trim me fletë, çfarë të tremb”, i është kthyer Rama.
Basha: O Rame të paska kërku shoku jot në debat.
Rama: Kush shok mor Lul se unë ty të kam shok.
Basha: Dil në debat mor Rame, ti me bufin e artë, ai me bufin e bardhë.
Rama: Me kë mor Lul, mos më thuj që është fjala për bufin. Si ka mundësi që ke frikë t’i zësh në gojë emrin mor vlla.
Basha: Pyesin njerëzit se ça përgjigje do t’i kthesh pyetjes i kujt është Vis Roshi, i joti, apo i atij, apo i të dyve bashkë Rame.
Rama: Shi shi, i modh je, po pse s’ia zë emrin me gojë. Pse më thua mua pyete vetë atë, pse nuk e pyet vetë, si është kjo punë, ca është kjo frikë e madhe o trim me fletë, çfarë të tremb.
Basha: Dil në debat ramë çfarë ju lidh bashkë, apo fati i shokut të tretë ke veni.
Rama: Unë debat me bufin, po si mund të dal unë në debat me një buf kënete o Lul kur s’dola me ty që ma kërkove aq gjatë e mu ngujove aty poshtë, ku ma këndoje himnin dy herë në ditë. Harroje, thuja mor naj llaf bufit, zeja emrin me gojë se po të ftohen euroatlantikët. Jo doktori, jo shoku, boll i gjëmove bishtit tat nga mbrapa o vëlla boll, të përshëndes.
Top Channel