Beteja e fituesve të primareve/ Opozitarët Tabaku, Alimehmeti dhe Çupi: E vështirë, por tani nuk vlejnë hatërmbetjet!

10/04/2025 19:45

Në garë me kundërshtarin politik, por në një beteje më të ashpër brenda lljoit.

Më të votuarit e primareve në qarkun e Tiranes nuk zunë kryet e listave pasi Sali Berisha vendosi  t’i hedhë në fushë-betejën e hapur. Jorida Tabaku e sheh veten sërish në Kuvend  megjithëse në qarkun e Tiranës janë në lojë vetëm 13 mandate për kandidatët e listës së hapur të dy partive të mëdha apo edhe për të vegjlit.

“T’iu them se është e thjeshtë, nuk iu them të vërteten. PD mendon se do ketë 19 mandate në qytetin e Tiranës dhe unë jam duke bërë fushatën në çdo cep të Tiranës çdo dite dhe kjo është dhe vështirësia, largësia fizike. Unë jam duke e përdorur mbështetjen që pata në primare për të shumëfishuar me vota qytetare. Është më mirë ndoshta që kjo mbështetje të vijë dhe unë të shkoj në Parlament edhe nga njerëzit ngado që do të më votojnë”, shprehet Tabaku.

Në mandatin e shkuar u ul në Parlament si deputetët e qarkut te Dibrës, por këtë herë Dhurata Çupi  shpreson edhe tek votat e matianeve të migruar në Tiranë në betejën e saj të re.

“Ja tani jam në një takim me zonjat i intelektuale matiane që kontribuojnë në Tiranë. Pra kam lidhje të forta me Matin. Gara është e vështirë ka konkurrencë, lista e 37 kandidatëve e të Partisë Demokratike është listë me personalitete dhe vlera. Vijon te besoj se hatër mbetjet dhe kritikat ne fushate elektorale bëjnë vetëm dëm partisë që përfaqësojmë. Unë kam ndërmarre fushatë korrekte derë më derë dhe  do bëjmë çmos të shtojmë votat e PD dhe duke shtuar votat e PD kam kërkuar dhe votën në emrin tim”, shprehet Dhurata Çupi.

Pasi prej vitesh i shërben qytetarëve me uniformen e bardhë të mjeku, sot Ilir Alimehmeti kërkon që misionin  ne tij ta vijoje në një tjetër sallë, atë të Parlamentit. Ai mendon se ajo që mungon fushatës është debati me kundërshtarin politik .

“Patjetër debati është i rëndësohem. Por teknika e PS është t’i evitoje debatet se është e qartë se i humb ato debate. Këto donim ti shihnim. Mendoj se duhet ti kthehemi dinjitetit te njeriut, keni parë spitalet tona si janë. Krejt e realizueshme mjafton të shtosh buxhetin dhe të mos abuzosh dhe të bësh një pakt social. Nëse shëndeti është i pari këtu duhet të investojmë dhe nuk duhet abuzuar”, shprehet Ilir Alimehmeti.

Kjo është harta e shpërndarjes së skuadrës blu në të gjithë qarkun e Tiranë. Kalkulimet elektorale të  demokratëve komplikohen për shkak të ambicies së Ilir Metës dhe Shpëtim Idrizit te cilët kërkojnë mandat deputeti nga lista e hapur e Tiranë.

 

 

 

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta