
Nga takimi me demokratët në Lushnjë, Sali Berisha tregoi pse vendosi të rikthehet sërish në drejtimin e Partisë Demookratike.
Ai pretendoi se në nuk ka asnjë interes personal, por qëllimi ishte të risillte një opozitë ‘të vërtetë’ në vend, ndërsa hodhi akuza ndaj paraardhësit të tij, Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.
“Ju siguroj se në këtë udhëtim timin, në këtë rikthim timin, kam pasur zero ambicie personale, kam pasur dhe kam zero ambicie për luks dhe para. Në këtë moshë timen, interesat e mia janë krejt të tjera. Por, u ktheva sepse pashë që kërkonin një Shqipëri pa opozitë, por Shqipëria pa opozitë ishte si ai lisi që thahet e pret shtrëngatën e parë për t’u rrëzuar. E pashë se kërkon një opozitë të kontrolluar nga Edi Rama siç e bën tani ai Bravën (Bashën) e merr pas vetes. E pashë se kërkonin të bënin të tjerët listat e deputetëve tuaj. Kjo ishte arsyeja pse unë ndërmora këtë udhëtim, asnjë shkak tjetër. Natyrisht, nuk ka motiv më të madh sot se të luftosh për një Shqipëri madhështore. Nuk ka motiv më të madh sot se të bësh gjithçka t’u kthesh mbrapsht parave shqiptarëve në rroga e pensione”.
Top Channel