
Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, komentoi në “Top Story” spotin e saj për fushatës, ku prezanton prindërit, vëllezërit dhe dashurinë e jetës, një video që u bë virale në rrjet.
Teksa rishikoi videon nga studio e “Top Story”, Gjylameti u shpreh e kënaqur me realizimin e spotit, ndërsa tha se ka prezantuar veten siç është. Ai foli edhe për komentet dhe paragjykimet që ka marrë.
“Ne kur na shohin në skenën e madhe të politikës, na shohin si njerëz ndryshe. Dhe ne kemi sfidën e madhe: a duhet të flasim për veten? A duhet të na njohin nga pjesa personale? Para se ne të jemi politikanë, jemi njerëz si të gjithë ata. E dija se çfarë do të thuhej. Por, nuk kam hequr komentet negative. Kur më pyesin a je e dashuruar, u them po, me po të njëjtin burrë që jam sot, e kam pasur shok klase. Njeriu kur dashurohet 17 vjeç, nuk e mendon që do mbyllë jetën, por kur gjen shokun e jetës, nuk ndryshon. Në këtë jetë, për mua nuk ndryshon. Spotin e bëra vetë. Ne gjithmonë gjykohemi, si vishemi, si kemi bërë grimin, tërë kohës na gjykojnë”.
Top Channel