Presidenti Donald Trump do të pezullojë për një periudhë 90 ditore tarifat e reja, teksa lufta e tij tregtare tronditi ekonominë botërore.

Bazuar në faktin se më shumë se 75 vende kanë thirrur përfaqësues të Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë Departamentet e Tregtisë, Thesarit dhe USTR, për të negociuar një zgjidhje për temat që diskutohen në lidhje me Tregtinë, Barrierat Tregtare, Tarifat, por nuk kanë marrë masa ndëshkuese ndaj SHBA-së, kam autorizuar një pauzë 90 ditore dhe një tarifë reciproke të ulur ndjeshëm gjatë kësaj periudhe, prej 10%“, tha Trump në një postim në Truth Social.

Në të njëjtën kohë, ai njoftoi se do të rrisë tarifat ndaj Kinës në 125%, duke shtuar kështu përplasjet me Pekinin.

Bazuar në mungesën e respektit që Kina ka treguar ndaj tregjeve botërore, rrisim tarifën e vendosur ndaj Kinës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 125%. Shpresojmë se në të ardhmen e afërt, Kina do të kuptojë se ditët e sulmimit të SHBA-së dhe vendeve të tjera, nuk janë më të pranueshme“, shkroi ai.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta