Tragjedia në Santo Domingo! Thellohet bilanci, shkon në 98 numri i viktimave pas shembjes së çatisë të një klubi nate

09/04/2025 13:42

Shkon në 98 numri i viktimave pasi një çati u shemb në një klub nate në kryeqytetin e Republikës Dominikane, Santo Domingo.

Autoritetet thonë se mbi 150 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ndodhi në orët e para të së martës në një koncert të këngëtarit të njohur të merenguesit Rubby Pérez në klubin e natës Jet Set. Ai ishte në mesin e të vrarëve në incident, tha menaxheri i tij. Qindra njerëz raportohet të kenë mbetur ende nën çatinë e klubit dhe rreth 400 forca janë ende në kërkim të të mbijetuarve, Ekziston frika se numri i të vdekurve do të rritet, pavarësisht lutjeve të familjarëve për t’i gjetur të gjallë.

Jet Set ishte një klub nate popullor në Santo Domingo, i cili organizonte rregullisht koncerte me muzikë kërcimi. Të pranishëm natën e tragjedisë ishin politikanë, sportistë dhe figura të tjera të shquara. Mes viktimave ishte Nelsy Cruz, guvernatorja e provincës Monte Cristi, tha Presidenti Luis Abinader. Ajo ishte motra e ish-lojtarit të bejsbollit Nelson Cruz. Pamjet video brenda klubit treguan njerëz të ulur në tavolina përpara tragjedisë, ndërsa disa të tjerë kërcenin nën ritmet e muzikës së Rubby Pérez.

Në rrjetet sociale qarkullon edhe një regjistrim audio kur një burrë që qëndron pranë skenës dëgjohet duke thënë se “diçka ra nga tavani”, ndërsa tregon diçka drejt çatisë. Më pak se 30 sekonda më vonë, dëgjohet një zhurmë dhe regjistrimi bëhet i zi, ndërsa një grua dëgjohet duke bërtitur.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta