Trump ndërron “mendje”/ Presidenti amerikan heq dorë nga tarifa 20% në Ngushticën e Hormuzit, zbulon planin e ri me vendet e Gjirit 14/07 17:22
Tirana mikpret më 16 maj Samitin e Komunitetit Politik Europian.
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook shprehet krenar që do të bëhen bashkë në Shqipëri liderët e të gjithë kontinentit.
“MIRËMËNGJES dhe me krenarinë për faktin se në 16 maj, do të bëhen bashkë në zemër të Tiranës për Samitin e Komunitetit Politik Europian, liderët e të gjithë kontinentit tonë të demokracive, nga Londra në Kiev e nga Oslo në Ankara, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Samiti i mëparshëm i Komunitetit Politik të Evropës u mbajt në Budapest më 7 nëntor, në drejtimin e presidentit hungarez Viktor Orban.
Top Channel