Këngëtari i dashur britanik, Robbie Williams, ka ndarë së fundmi me publikun një rrëfim prekës për shëndetin e tij mendor, duke zbuluar se depresioni është rikthyer në jetën e tij pas një dekade qetësie.

Në një intervistë të sinqertë, artisti 50-vjeçar tregoi se fillimi i vitit 2025 e gjeti sërish përballë kësaj gjendjeje të errët, ndonëse besonte se e kishte lënë pas përfundimisht.Mendova se isha shëruar. Kur simptomat u rikthyen, nuk e kuptova menjëherë pse po më ndodhte kjo sërish

Williams, i cili është përballur me probleme të shëndetit mendor që në fillim të karrierës së tij, përfshirë edhe varësinë dhe presionin e madh të famës, tha se kjo periudhë e re ishte veçanërisht e vështirë për shkak të sfidave familjare që po kalon.

Nëna e tij, Janet, është diagnostikuar me demencë, ndërsa i ati, Pete, vuan nga sëmundja e Parkinsonit – faktorë që, sipas tij, kanë ndikuar ndjeshëm në përkeqësimin e gjendjes emocionale.

Rrëfimi i hapur i këngëtarit vjen si një thirrje e fortë për vetëdijësim mbi rëndësinë e kujdesit të vazhdueshëm për shëndetin mendor, duke dëshmuar se edhe pas shumë vitesh dukshëm i shëruar, depresioni mund të rikthehet në mënyrë të papritur./ TAR

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta