Rama inspektim në Spitalin Pedriatik, hapen dy klasa mësimore të pajisura me teknologjinë më të fundit digjitale

09/04/2025 13:19

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një inspektim në Spitalin Pediatrik ku për herë të parë janë hapur dy klasa mësimore, të pajisura me teknologjinë më të fundit digjitale.

Kreu i qeverisë ishte i shoqëruar me ministren e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu, për të parë nga afër investimin më të ri.

Po ashtu në këtë vizitë ishin edhe drejtues të Fondacioni izraelit SASA Setton, të cilët falënderuan ndër të tjera për bashkëpunimin e ofruar nga Ministritë e përfshira në këtë projekt. “Faleminderit që ke caktuar ministre kaq të shkëlqyera sepse bashkëpunimi ka qenë i jashtëzakonshëm në 100%.” – u shprehën ata, ndërsa informuan se shkolla ofron programin e matematikës, programin për anatominë e njeriut, programin e anglishtes, të cilat janë mjaft të sofistikuara.

Duke ndarë përvojën e spitaleve në Izrael, drejtuesit e Fondacionit thanë se do të jenë vazhdimisht të angazhuar në zbatimin e metodave të reja të mësimdhënies, si dhe të përfshirjes së kurrikulave që ndihmojnë edhe në trajtimin mjekësor të pacientit.

“Në Izrael kemi së paku 5 spitale, të cilat janë  të përqendruara vetëm tek arti, çdo gjë është e lidhur me artin, ka terapi arti, kryesisht në spitalet psikiatrike dhe këtu këtë kanë zgjedhur dhe kanë një kurrikul të veçantë që mëson përmes artit, përmes metodave të artit fëmijët e gjithë grupmoshave, është deri në moshën 18 vjeçare. Këtu nuk është për të gjitha grup moshat, por dalëngadalë do marrim të gjithë informacionin. Kemi këtë sallë arti për fëmijët. E dimë që përdorimi i artit dhe ju si artist e dini, e kuptoni se çdo të thotë të rimëkëmbesh përmes artit. Mund të shprehësh ndjenjat, vështirësitë e tyre.

Sigurisht është dhe biblioteka për fëmijët e vegjël ku mund të luajë lego, ka dhe një tabletë smart. Janë të gjitha funksionet që duhen në këtë sallë.” – treguan ata.

 

 

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta