“Pasi Ramës i anuluan darkën në Strasburg”, Berisha: Bota e krimit u nisi me qindra mesazhe kërcënuese politikanëve të shquar europianë

09/04/2025 17:15

Kreu i PD, Sali Berisha tha se pjesëtarë të bandave të krimit në vendin tonë u kanë dërguar mesazhe kërcënuese politikanëve europianë.

Kjo sipas kryedemokratit ndodhi pasi kryeministrit Edi Rama iu anulua darka zyrtare në Strasburg.

Berisha: Gjatë gjithë ditës në një sërë takimesh unë paraqita atyre audiencave qëndrimin e regjimit të Edi Ramës ndaj votës së lirë dhe narkoshtetit, mund tu them se në atë institucion prestigjioz Edi Rama ishte një famëzi, në atë shkallë saqë në tërë ekzistencën e këtij institucioni për herë të parë ky institucion i kishte anuluar darkën e parashikuar në protokoll në nder të kryeministri shqiptar, Edi Ramës, në një end të vetëm nga fundi i viteve ’40, kurrë nuk kishte ndodhur dhe pas këtij vendimi duket se Edi Rama kishte marr me vete shoqërues botën e nëndheshme, nga bota e krimit shqiptar janë nisur me qindra mesazhe kërcënuese për politikanë të shquar europianë, të gjitha ishin të lidhura me anulimin që i bënë kreut të organizatës kriminale.

 

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta