Më herët më 16 dhjetor 2024, Klarenc Çallo 16 vjeç, nga fshati Barç ndërroi jetë nga ataku kardak.

Ai pësoi një goditje në zemër teksa ndodhej në shtëpi me familjarët. Goditj rezultoi fatale, pavarësisht se ambulanca mbërriti shumë shpejt.

Gjimnazi Ymer Dishnica ku ai mësonte, e përshkruan atë si një nxënës shembullor. Gjatë muajit dhjetor dyshohet se një tjetër 15 vjeçare me origjinë nga Pogradeci por banuese në Tiranë ndërroi jetë nga ataku kardiak.

Në fillim të janarit 2025, opinioni publik u trondit nga vdekja e 12-vjeçarit, Leo Sadiku. I mituri, banues në Maliq, ndërroi jetë në QSUT nga ataku kardiak. Mirëpo familjarët kanë pretendime se fëmija është neglizhuar nga stafi mjekësor. Për rastin kanë nisur hetimet.

I mituri është paraqitur në spitalin e Korçës, 10 ditë para se të ndërronte jetë, me simptoma gripi. Ai doli nga spitali në 31 dhjetor pasi ishte përmirësuar. I mituri ishte paraqitur sërish pas disa ditësh në urgjencën e Korçës me tension të lartë.

Stafi e nisi menjëherë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar, ku ndërroi jetë mbrëmjen e 8 janarit.

Këto raste të përsëritura në një hark të ngushtë kohor, në një zonë të kufizuar, ngrenë pikëpyetje të forta, pavarësisht se ekspertët i konsiderojnë rastësi.

Por, ata pranojnë se Korça është e shënuar në hartën e qyteteve me ndotje të lartë gjatë dimrit. Në këtë drejtim, ndotja përbën një prej shkaktarëve në pasoja të tilla në shëndet.

“Mendoj që është më shumë koincidence që janë të gjithë në Korçë, por dihet që Korça ka një ndotje më të madhe të ajrit në dimër, për shkak të ngrohjes me dru.Jam i bindur që do të ketë edhe në raste të tjera, por sigurisht që vë një objektiv në Korçë”, u shpreh mjeku, Ilir Alimemeti.

Zemra është organi parësor në trup, por mjekët kardiologë thonë se ashtu si organet e tjera edhe zemra mund të preket nga një infeksion, në rast të një temperature të lartë gripale.

“Një fëmijë që kalon një virozë me komplikacione, një ndër gjerat që shihet me kujdeset është dhe pjesa e zemrës, siç infektohen mushkërit, apo organet e tjera të njëjtin probabilitet në një viroz të komplikuar e ka dhe zemra. Kjo nuk do të thotë që prindërit të alarmohen sa here kanë një virozë, pasi kjo nuk të thotë që çdo fëmijë që bënë temperaturë, duhet të bëjnë një vlerësim kardiologjik”, u shpreh kardiologe, Anila Shahini.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta