“Do kryesh marrëdhënie…”/ Shantazhonte të dashurën dhe e kërcënonte se do të publikonte video intime, arrestohet i riu

09/04/2025 14:04

Një ngjarje aspak e hijshme ka ndodhur në Greqi, ku një pilot i Forcave Ajrore është vënë në pranga pasi shantazhonte të dashurën e tij me video intime.

Piloti i Forcave Ajrore akuzohet se ka shantazhuar të dashurën e tij që të kryenin marrëdhënie seksuale tre herë në ditë (mëngjes, drekë dhe darkë), ose në të kundërt do të publikonte pamje intime mes tyre.

Ngjarja ka ndodhur më 31 mars, shkruan Protothema.gr. Frika e saj u shtua edhe më shumë kur, sipas dëshmisë së një personi të njohur, e pandehura pa jashtë një parukerie ku po merrte shërbime, të pandehurin.

Duke u ndjerë e kërcënuar, ajo thirri policinë e cila ka kryer edhe arrestimin e pilotit.

Nuk dihet ende nëse është urdhëruar një hetim disiplinor nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave Ajrore, megjithatë çështja është nën hetim, nëse materiali u është dërguar tashmë palëve të treta.

Deklarata e viktimës në polici tregon me detaje rrëqethëse situatën e shantazhit psikologjik që ajo ka përjetuar muajt e fundit. Siç e përshkruan ajo, marrëdhënia e saj me pilotin kishte përfunduar në shtator 2024, por ai nuk pranonte ndarjen. Që nga mesi i vitit 2024, dhe pasi kishte marrë dijeni për një padi që kishte ngritur kundër tij për dhunë në familje, i pandehuri filloi ta ngacmonte sistematikisht.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta