
Ndeshjet e para të fazës çerekfinale të Champions League kanë përfunduar duke dhënë një pasqyrë të ekipeve që mund të avancojnë në gjysmëfinale të kompeticionit më prestigjioz të futbollit europian.
Mbrëmjen e sotme katalanasit e Barcelonës “shkolluan” verdhezinjtë e Borussia Dortmund duke i mundur me rezultatin 4-0 para tifozëve të tyre në Montjuic. Blaugranat dominuan gjatë gjithë ndeshjes duke i lënë gjermanëve shumë pak hapësire për të reaguar.
Goleadën e hapi Raphinha në minutën e 25-të, që u pasua nga dy gola të të përhershmit, Robert Lewandowski që shënoi në minutën e 48-të dhe 66-të. “Gozhdën e fundit në arkivolin” e Dortmundit e vendosi fenomeni 17-vjeçar, Lamine Yamal që finalizoi topin e dhënë nga Raphinha në minutën e 77-të.
Ndërkohë nga ana tjetër parisienët e PSG mundën me përmbysje Aston Vilën me rezultatin 3-0. Mysafirët zhbllokuan sfidën në minutën e 35-të me Rogers, por pjesa tjetër e ndeshjes foli vetëm për francezët. Me golat e Desire Doue në të 39-ën, Kvaratskhelia në të 49-ën dhe Nuno Merndes në të 93-ën djemtë e Enriques kompletuan remontadën, duke siguruar një pozitë mjaft komode para se të udhëtojnë për në Villa Park.
Sakaq, të martën “galaktikët” e Real Madridit u tronditën nga “topçinjtë” e Artëtës me rezultatin 3-0, me dy gola spektakolarë të Declan Rice nga goditjet e dënimit dhe një tjetër nga blerja e merkatos së verës, Mikel Merino. Fitore arritën dhe zikaltrit e Inzaghit në Allianz Arena ku mundën bavarezët me rezultatin 1-2 me gola nga Lautaro Martinez dhe Davide Frattesi.
Top Channel