Bashkimi Evropian voton sot masat e para ndaj tarifave të Trump, ja çfarë nevojitet që lista të “kalojë”

09/04/2025 14:13

Bashkimi Evropian merr sot vendimet e para ndaj tarifave të vendosura nga Presidenti Donald Trump për çelikun dhe aluminin e prodhuar në Bashkimin Evropian.

Sot pasdite, 27 vendet anëtare të BE-së do të votojnë masat e para të hakmarrjes ndaj tarifave 25% të vendosura nga Uashingtoni për importet e çelikut dhe aluminit nga Bashkimi, me vlerë 26 miliardë euro në vit.

Duke konfirmuar plotësisht raportin përkatës nga protothema.gr të publikuar në fillim të javës, të 27-të vendet do të votojnë në kuadër të “Komitetit të Barrierave Tregtare” të BE-së dhe më pas organi ekzekutiv i BE-së do të bëjë publik – menjëherë – rezultatin e votimit.

Komisioni ka hartuar listën e propozuar të produkteve amerikane mbi të cilat do të vendosen detyrime hakmarrëse që nga fundi i javës së kaluar, por Brukseli ka zgjedhur të rishikojë listën dy herë, për të kënaqur Italinë, Francën dhe Irlandën, pasi këto shtete anëtare të BE-së po kërkojnë urgjentisht që pijet alkoolike amerikane të përjashtohen nga hakmarrja evropiane, pasi përndryshe mund të ndikohen ndjeshëm nga hakmarrja e tyre dhe eksportet e tyre. Politico konfirmoi sot, se Komisioni Evropian kishte hartuar një listë të produkteve amerikane mbi të cilat do të vendosen tarifa, ku përfshihen produkte me rëndësi simbolike për SHBA-në dhe më të fokusuara në të ashtuquajturat shtete të kuqe.

Shtetet që zgjodhën partinë republikane, si Luiziana, një prodhues kryesor i sojës, si dhe Kansas dhe Nebraska dhe që prodhojnë sasi të konsiderueshme të mishit të viçit dhe shpendëve.

Kujtohet se politika tregtare e BE-së është përgjegjësi e Komisionit Evropian dhe jo e shteteve anëtare dhe organi ekzekutiv i BE-së nuk ka nevojë për unanimitet të 27 për të vendosur tarifa për mallrat nga vendet e treta. Për miratimin e propozimit të Komisionit mjafton një shumicë e cilësuar, që në praktikë do të thotë se nëse 55% e vendeve anëtare të BE-së votojnë pro (d.m.th. 15 nga 27 shtete anëtare) dhe në të njëjtën kohë propozimi mbështetet nga shtetet anëtare që përfaqësojnë të paktën 65% të popullsisë totale të BE-së, tarifat e propozuara nga Komisioni do të miratohen. Nëse shumica e cilësuar voton kundër aktit të propozuar, Komisioni nuk mund ta miratojë atë.

Nëse nuk ka shumicë të cilësuar për ose kundër aktit të propozuar, Komisioni ose mund ta miratojë atë ose të paraqesë një version të ri, të ndryshuar.

Siç informohet, edhe nëse kundërmasat ndaj tarifave amerikane votohen pro nga shtetet anëtare të BE-së – që është skenari më i mundshëm – mund të mos publikojë sonte listën përfundimtare të produkteve amerikane, gjë që do ta bëjë në fillim të javës së ardhshme.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta