
Një ngjarje e rëndë tronditi Italinë mbrëmjen e së dielës, kur 43-vjeçari shqiptar, Vladimir Topjana, u vra nga bashkatdhetari i tij, Roger Shota.
Shqiptari u ekzekutua me armë kur kishte dalë për të parë ndeshjen Roma-Juventus me djalin e tij 17-vjeçar në një lokal në Fontanafredda, në veri të Trevisos.
Roger Shota ishte së bashku me të atin e tij në makinë, Pren Shotën, kur shkuan në lokalin ku ndodhej Topjana dhe gjatë konfliktit që patën të dy, 34-vjeçari qëlloi tre herë me armë ndaj bashkatdhetarit të tij.
Sipas asaj që bëjnë me dije mediat italiane, konflikti ka ndodhur për çështje pronësie dhe në debat e sipër, shota nxorri armën dhe qëlloi drejt Topjanës.
Autori tentoi të arratisej me automjet, por u kap më vonë nga policia. Brenda mjetit është gjetur një armë Beretta 7.65, e cila ishte vjedhur gushtin e kaluar në Bagnocavallo (Ravena).
Top Channel