Ushqimet rrisin inflacionin/ Arrin në 2.1% në muajin mars, ndikoi bulmeti, vezët, zarzavatet dhe mishi

08/04/2025 16:08

Çmimet e ushqimeve ndikuan ndjeshëm në  inflacionin e muajit mars, sa gjysma e këtij treguesi. Inflacioni I përgjithshëm arriti në 2.1% ndërsa tek ushqimet qëndron në nivelin e 1.04%.

Pas disa muajve në qëndrueshmëri, inflacioni u rrit përsëri. Ushqimet u shtrenjtuan më shumë të ndikuara kryesisht  nga bulmeti vezët, zarzavatet përfshirë patatet por dhe mishi grupkategoritë që ndikuan më së shumti në inflacion.

“Mbetemi goxha më poshtë  objektivit që ne kemi për inflacionin vjetor që është rreth 3%. Ajo që na prek më shumë të gjithëve është pjesa e ushqimeve duke theksuar bulmetrat e zarzavatet që kanë shkaktuar këtë rritje dhe kjo lidhet me situatën aktuale në këto sektor Por dhe kursi këmbimit mund të ndikojë për mallrat e importuara”, tha Selim Blliku, ekspert ekonomie.

Në vlerën totale të inflacionit në muajin që lamë pas ndikuan dhe kategoritë e tjera si mobilet, pijet alkoolike, qiratë dhe argëtimi e kultura por dhe baret e restorantet me përkatësisht  0.26%, 0.22%, 0.17% dhe 0.16%.

“Vjen pranvera rritet më tepër qarkullimi dhe lëvizja e qytetarëve nisja e sezonit dhe kjo sadopak mund të na tregoj dhe ndonjë trend”, tha Blliku.

Teksa prej muajsh inflacioni në vendin tonë qëndron nën objektivin e Bankës së Shqipërisë prej 3%, faktorët e jashtëm gjeopolitik shihen si një rrezik për këtë tregues në vijim.

“Këtu mund të shfaqen oportunitete se këto mund të synojnë vende të tjera për shitjen e mallrave të tyre dhe jo me Amerikën për atë treg është bërë i shtrenjtë. Një vend si ne për aq sa kemi blerës, volumi tregtar mund të jetë disi i limituar”, tha Blliku.

Shqetësimet se Shqipëria mund të përballet me një tjetër krizë çmimesh janë ngritur edhe nga guvernatori I Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në deklaratën e fundit për politikën monetare, i cili tha se rritja ekonomike dhe inflacioni mund të ndikohen nga tarifat tregtare të vendosura nga SHBA, kryesisht nga vendeve të BE.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta