
14/04 19:52
Të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 150 të tjerë janë plagosur nga shembja e çatisë së një klubi nate në Santo Domenigo, në Republikën Dominikane.
Çatia e klubit të natës Jet Set u shemb teksa në skenë po performonte këngëtarja Rubby Perez, e cila mbeti e plagosur.
Lajmi u bë i ditur nga drejtori i Qendrës së Operacioneve Emergjente, Juan Manuel Mendez. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur drejtori i urgjencës dhe ministrat e Mbrojtjes e Shëndetësisë.
Deri më tani nuk shihet shkaku i ngjarjes së rëndë.
Kjo tragjedi kujton ngjarjen në Kocan ku vdiqën 60 persona dhe u plagosën mbi 100 persona.
Top Channel