“Notat u bënë problem”/ Dëshmia e vrasësit të Ilaria Sulës, çfarë e shtyu autorin në krimin makabër: Isha gati të luftoja që ajo…

08/04/2025 12:12

Vrasja e Ilaria Sulës nga i dashuri i saj, Mark Antony Samson tronditi të gjithë Italinë.

Autori me prejardhje nga Filipinet i mori jetën 22-vjeçares shqiptare në debat me sipër, duke e goditur me thikë, teksa bashkëpunëtore ishte dhe nëna e 23-vjeçarit, e cila dëshmoi se ndihmoi në pastrimin e njollave të gjakut nga shtëpia dhe fshehjen e trupit.

Së fundmi, Il Messaggero ka zbërthyer dëshminë e autorit, i cili tregoi se çfarë e shtyu atë në krimin makabër.

Ai tregon se raporti i tyre po shkonte drejt fundit, gjë të cilën Samson nuk e pranonte dot.

“Isha gati që të luftoja që Ilaria të kthehej si e dashura ime”, tha si fillim autori.

Gjatë marrjes në pyetje, Samson tregoi se si lindi raporti i tyre. “Ne jemi takuar në vitin 2023 dhe më 30 prill të atij viti konfirmuam lidhjen tonë. Ne kishim një marrëdhënie normale si çdo çift me ulje-ngritjet tona”.

“Situata ndryshoi kur Ilaria më kërkoi të shihte notat e provimit të universitetit rreth dy-tre muaj më parë. Ky ka qenë gjithmonë një problem i madh për mua, një traumë që më ka ndjekur që nga shkolla fillore. Gjithmonë kam pasur ankth për sa i përket performancës time përpara prindërve. Ilaria më dha ultimatum se nëse nuk ia tregoja, atëherë do më linte”, thuhej në dëshminë e Samson.

Në fund të janarit të këtij viti, ata vendosën që të bënin një pushim në lidhjen e tyre, gjë që në fakt nuk ndodhi pasi ata vazhdonin të takoheshin. “Ilaria ishte e paqëndrueshme. Herë më trajtonte si të dashur dhe herë si një mik të thjeshtë”.

Ai më pas tregoi se nuk e pranonte dot ndarjen dhe pse të gjithë miqtë e tij i kishin thënë që të hiqte dorë.

Më pas ata vazhduan të takoheshin edhe për dhjetë ditë të tjera edhe pse ajo dukej më e ftohtë dhe më e shkëputur dhe donte të dilte me miqtë e saj edhe vetëm. Situata mbetet e paqëndrueshme, ku Ilaria, sipas djalit, herë e trajton me përzemërsi si të dashur dhe herë tregon ftohtësi ndaj tij.

Prokurorët, po e akuzojnë Samson për vrasje me dashje të rënduar nga një marrëdhënie emocionale dhe fshehje e kufomës.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta