Musk sulmon këshilltarin kryesor të tregtisë së Trump: Është më budalla se një thes me tulla

08/04/2025 20:45

Elon Musk po ngre zërin kundër këshilltarit kryesor të tregtisë së Trump, Peter Navarro, në mbrojtje të Teslës.

“Tesla prodhon shumicën e makinave amerikane. Navarro është më budalla se një thes me tulla”, shkroi Musk në X.

Në një postim tjetër, ai vazhdoi: “Navarro është me të vërtetë një idiot. Ajo që ai thotë është dukshëm e rreme. Me çdo përkufizim që e shikoni, Tesla është prodhuesi më i kompletuar i makinave në Amerikë, me përqindjen më të lartë të pjesëve amerikane të përdorura”, shtoi ai.

Komentet e Musk erdhën si përgjigje ndaj intervistës së Navarro me CNBC të hënën, në të cilën ai pretendoi se Musk nuk është një prodhues makinash, por një “montues” i thjeshtë, pasi automjetet Tesla përbëhen nga pjesë të marra nga jashtë.

Disa ditë më parë, në një postim që më vonë e fshiu, Musk kishte shkruar se Navarro “nuk ka ndërtuar asgjë…” Në një postim tjetër, ai vuri hapur në dyshim kualifikimet e tij, duke theksuar: “Një doktoraturë në ekonomi nga Harvard është një dobësi, jo ​​një avantazh”.

Sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, u shfaq e patrazuar nga sulmet publike të Musk ndaj një zyrtari qeveritar.

“Sido qoftë, ne jemi qeveria më transparente në histori, i shprehim hapur mosmarrëveshjet tona”, iu përgjigj ajo një gazetari që e pyeti për sulmet e Musk ndaj Navarros.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta