Hapësirat e reja të artit dhe kulturës në Tiranë, Veliaj: Në 10 vite, kryeqytetit iu dha një dimension i ri

08/04/2025 14:59

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka publikuar një video me hapësirat e reja kulturore të kryeqytetit.

Sipas Veliajt, Tiranës i është dhënë një dimension i ri me zhvillimin e hapësirave të artit dhe kulturës, si Instalacioni “Reja”, Shtëpia Studio Kadare & Agolli, “GAT”- Tirana Art Gallery.

Kur qytetarët na besuan detyrën për të drejtuar Tiranën 10 vjet më parë, qyteti vuante nga mungesa e eventeve kulturore apo hapësirave kushtuar artit. Më kujtohet kur sollëm në Tiranë instalacionin “Reja” të Sou Fujimotos, që u prit me dyshim nga disa që nuk kanë vënë një tullë në qytet, por ai instalacion unik solli një mënyrë të re ndërveprimi mes qytetarëve dhe artit publik, një vend takimi dhe reflektimi. Po ashtu, Shtëpia Studio Kadare-Agolli, një hapësirë e shenjtë për t’u njohur me dy kolosë të letrave shqipe, tashmë është kthyer në një destinacion frymëzimi për brezat e rinj; apo Galeria e Artit e Tiranës, e restauruar, si një dimension i ri i ekspozimit të artit bashkëkohor dhe klasik shqiptar. Kaq shumë punë për ta bërë Tiranën sot Kryeqytetin Mesdhetar të Kulturës dhe Dialogut– një titull për të cilin jam krenar e mirënjohës”, shkruan Veliaj.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta