Aktori i njohur 64 vjeçar rrëfen se ra në dashuri me ish-të dashurën e nipit të tij: Nuk e dija që…

08/04/2025 22:45

Aktori i njohur i serialeve “My Wife and Kids” dhe “Lethal Weapon”, Damon Wayans, ka bërë një rrëfim të pazakontë gjatë një interviste në podcast-in “Club Shay Shay” me Shannon Sharpe.

Ylli 64-vjeçar tregoi se ra në dashuri me një grua pa e ditur se ajo kishte pasur një lidhje me nipin e tij. Sharpe e pyeti me habi:

Jo, kjo nuk mund të jetë e vërtetë… që keni takuar të njëjtën grua që ka qenë me nipin tuaj?

Wayans u përgjigj duke shtuar se nuk ishte në dijeni të lidhjes familjare në fillim: Isha i dashuruar me të, kjo është gjëja

Ai sqaroi se lidhja ndodhi pas ndarjes nga bashkëshortja e tij Lisa Thorner, me të cilën ishte divorcuar në vitin 2000. Aktori vijoi duke thënë: E pashë atë dhe thashë: ‘O Zot. Jam i dashuruar’. Më vonë mësova se nipi im kishte qenë me të

Damon theksoi se pasi e kuptoi situatën, bisedoi me nipin dhe më pas vendosi të vazhdonte lidhjen, duke shtuar se gjithçka ishte bërë me mirëkuptim.

Deklarata e tij ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale për shkak të natyrës së pazakontë të historisë./ TAR

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta