Rritja e papritur e tregjeve amerikane pas raportimeve se tarifat do shtyhen, reagon Shtëpia e Bardhë: Fake news

07/04/2025 17:18

Tregjet amerikane ranë në hapje sot e më pas patën një rritje të çuditshme për një kohë të shkurtër.

Arsyeja sipas disa raportimeve, ishin spekulimet se një këshilltar i lartë i administratës Trump, që thuhet se ishte Drejtori i Këshillit Ekonomik Kombëtar Kevin Hassett, kishte pretenduar se presidenti mund të konsideronte një pauzë 90-ditore të tarifave.

Raportimet u shfaqën fillimisht përmes kanalit amerikan të lajmeve të biznesit CNBC.

Shtëpia e Bardhë i ka thënë CNBC se çdo informacion për një pauzë 90-ditore është “lajm i rremë”.

“Aksionet patën një rritje jetëshkurtër menjëherë pas hapjes që e çoi mesataren industriale të Dow Jones në territor pozitiv. Spekulimet për një pauzë tarifore qarkulluan në katet e tregtimit dhe mediat sociale dhe mund të kenë kontribuar në këtë shpërthim”, tha NCBC.

Cilado qoftë e vërteta, është një shembull i efektit që mund të kenë thashethemet në treg.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta