
Tregjet më të mëdha europiane janë mbyllur të gjitha me mbi 4% rënie pas një dite tjetër plot tension si pasojë e tarifave të reja të presidentit amerikan, Donald Trump.
Bursa FTSE 100, i përbërë nga firmat më të mëdha të listuara në Mbretërinë e Bashkuar, u zhyt me 4.4% pas tregtimit të ditës ndërsa gjermani Dax ra 4.1% dhe francezi Cac 40 ra 4.8%.
Vetëm pesë bursa e përfunduan ditën në të gjelbër dhe me disa diferenca mjaft të vogla. Firma meksikane e minierave Fresnillo ishte fituesi më i madh në një ditë të keqe, duke u rritur me 1.3%.
E gjithë kjo nënvizon se sa të dëmshme mund të jenë këto tarifa për ekonominë e gjerë, me investitorët që shesin aksione ndërsa parashikojnë se do të goditen fitimet e firmave nga të gjitha llojet e industrive.
Kjo mund të nënkuptojë që kompanitë të rrisin çmimet, duke goditur punëtorët dhe konsumatorët.
Top Channel