
Mamaja e autorit të vrasjes së shqiptares, Ilaria Sula pranoi se e kishte ndihmuar të birin pas krimit të rëndë.
“Ndihmova djalin të pastronte gjakun”, ka thënë ajo sipas medias së huaj.
Gjatë marrjes në pyetje, e cila zgjati mbi tre orë në komisariat, gruaja pranoi se kishte luajtur një rol aktiv në fazat pas krimit.
Ndaj Nors Man Lapaz u zyrtarizua akuza e rëndë për bashkëpunim në fshehjen e trupit.
Siç ka pranuar edhe vetë 23-vjeçari, Mark Antony Samson, në orët pas arrestimit, nëna e tij ndodhej në shtëpi në momentin e sulmit, kur djali qëlloi me thikë të paktën tri herë studenten me të cilin kishte pasur një lidhje të shkurtër romantike.
Që nga fillimi i hetimeve, hetuesit kanë pasur dyshime të mëdha në lidhje me rolin e nënës së Samsonit.
Krahas të dhënave faktike, si telefonit të gruas, i cili sipas gjurmimit ndodhej në zonën e shtëpisë në Via Homs kur ndodhi krimi, logjika i shtyu hetuesit të besonin se Samsoni nuk kishte bërë gjithçka i vetëm siç pretendonte djali gjatë marrjes në pyetje.
I riu sulmoi Ilarian rreth orës 11:00 të mëngjesit pasi kishte lexuar një mesazh të një djali tjetër në celularin e tij. Ai e goditi në qafë me thikë kuzhine duke i shkaktuar plagë të cilat i shkaktuan edhe vdekjen. Në atë moment nisi plani për zhdukjen e gjurmëve dhe në këtë moment ndërhyri nëna e studentit.
Nuk dihet nëse gruaja e ka ndihmuar djalin e saj për të futur trupin e Ilarias në valixhe, pasi e ka mbështjellë dhe e ka vendosur në një valixhe .
Mark më pas e tërhoqi zvarrë valixhen me trupin e 22-vjeçares në makinë rreth orës 14:00 dhe më pas ka arritur në zonën e Polit ku ka e hedhur.
Ende nuk është i qartë pozicioni i babait në këtë ngjarje, i cili nuk ka qenë i pranishëm në shtëpi në momentin e krimit, megjithatë ai mbetet nën vëzhgimin e hetuesve.
Top Channel