
Detektivja private Shkenda Lili ja rrëfyer detaje në lidhje me investigimet që kryen në zyrën e saj.
Ajo u shpreh se ka arritur të hakerojë telefona që lidhen me punën e saj të investigimit.
E pyetur nga drejtuesja e emisionit Top Story në Top Channel, Grida Duma, nëse ka pasur raste politikanësh, ajo u përgjigj që po.
Shkenda Lili: Kam hakeruar, me Android është më e lehtë, Iphone më të vështirë. Shikohet në rrjetet sociale, tentojmë me linqet, përgjimi në terren, pjesa e telefonit është me kleçkë, por dedektivët se nuk jam vetëm unë, i marrin përsipër për t’i bërë.
Grida Duma: Ka pasur politikanë që janë përgjuar?
Shkenda Lili: Të investiguar po, jo të përgjuar, nga familjarë, nga partnerë që duan të kenë një provë të shantazhojnë, të dinë diçka rreth objektivit.
Grida Duma: A është e vështirë të investigosh politikanë?
Shkenda Lili: Është e vështirë, janë të kamufluar.
Top Channel