Tirana e vendit të fundit ka mundur Partizanin pretendent për titull me rezultatin 3-0.

Ndeshja foli vetëm për bardheblutë që morën një fitore të çmuar në derbin e kryqytetit, duke iu bashkuar Teutës me 35 në vendin e tetë.

Ishte Zharmuni ai që me dy gola në minutat 19-të dhe 41-të  tronditi të kuqtë që në pjesën e parë. Në pjesën e dytë “demat” ishin sërish të paqartë dhe pak konkretë, ndërsa skuadra e Shkëmbit realizoi edhe të tretin në minutën e 69-të.

Në minutën e 88-të Keko shënoi golin e nderit për Partizanin, por edhe ai u anulua me VAR për pozicion jashtë loje.

REZULTATI:

TIRANA 3-0 PARTIZANI

Jarmouni 20′, 41′, Ernest 68′

RENDITJA:

 

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta